Bardhi: Nëse dalim me dy kandidatë në zgjedhje, opozita nuk merr më shumë se 3 Bashki

Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, është shprehur se nëse opozita do të dalë me dy kandidatë, do të ndihmonte direkt Edi Ramën dhe se e gjithë opozita nuk do të merrte më shumë se 3 bashki në nivel kombëtar.

Bardhi shtoi se PD duhet të shkojë në zgjedhje me një kandidat dhe ai kandidat të ketë mbështetjen e Berishës, Metës dhe çdo faktori tjetër opozitar.

Dy kandidatë të PD, pa asnjë diskutim do të çonin ujë te mulliri i Edi Ramës. Kam qenë gjatë gjithë kësaj periudhe që të gjihet zgjidhja për daljen me një kandidat.

PD do të duhet të marrë pjesë në zgjedhje, çdo skenar tjetër na çon në 2019, ku pasojat janë afatgjate, njëjtë do të ndodhte edhe nëse tani ne nuk do të hynim në zgjedhje.

Në zgjedhje lokale jemi të destinuar të shkojmë me një kandidat, ai kandidat ka nevojë për Berishën, Metën dhe çdo faktor tjetër opozitar.

Nëse dalim me dy kandidatë, opozita nuk merr më shumë se 3 bashki në nivel kombëtar”, tha Bardhi.


Shtuar 17.03.2023 22:21