Përmbyset makina në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Gurishtë, ku një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i Benzit dhe pasagjeri, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 2.07.2023 08:56