Një muaj nga tërmeti katastrofik në Turqi e Siri, fatkeqësia natyrore e shekullit

Ka kaluar 1 muaj nga tërmeti kastrofik në Turqi e Siri që la pas mbi 57 mijë të vdekur, dhe miliona njerëz pa strehë.

Tërmeti i 6 shkurtit është cilësuar nga Organizatat Botësrore e Shëndetësisë, si fatkeqësia më e madhe natyrore e shekullit.

Një muaj më vonë, miliona turq po përballen me pasojat e katastrofës. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter, i cili u pasua disa orë më vonë nga një tjetër lëkundje me magnitudë 7.6 Rihter vrau rreth 46,000 njerëz (trupat e të cilëve janë identifikuar) dhe plagosi 105,000 të tjerë në Turqi, sipas të dhënave të deritanishme.

Ndërssa rreth 214.000 ndërtesa janë shembur në Turqi. Qytetet turke në provincat e Kahramanmaras pranë epiqendrës dhe Hatay në kufirin me Sirinë u shkatërruan, duke detyruar autoritetet të varrosin me nxitim mijëra njerëz në varrezat e improvizuara që ngritën në fusha dhe pyje.

Autoritetet turke vlerësojnë se 14 milionë njerëz u prekën nga tërmeti, që është një e gjashta e popullsisë turke. Midis tyre, 3.3 milionë u detyruan të largohen nga zonat e prekura, sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Pothuajse 2 milionë njerëz tani jetojnë në ccadra. Ndërsa janë regjistruar më shumë se 13,000 pasgoditje vetëm në një muaj./.albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 10:57