Përdorën Facebook-un e Bashkisë për fushatë, KAS gjobit me 100 mijë lekë 15 kryebashkiakë, “fal” 5 të tjerë

Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, me kandidatët e partive të ndryshme që po “luftojnë” për të bindur elektoratin për t’i votuar.

Por me sa duket disa kandidatë kanë shkelur ligjin me mënyrën se si kanë bërë fushatë.

Për rrjedhojë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur me 100 mije lekë 15 kryetarët aktual të bashkive, pasi kanë përdorur për qëllimet e tyre për fushatën e zgjedhjeve të 14 majin, Facebookun zyrtar të bashkisë ku ato punojnë.

Gjoba u shumëfishua nga 3 mijë lekë që kërkoi Celibashi në 100 mijë lekë për 15 kryebashkiakë ku konstatoi shkeljet e pretenduara, ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Të gjithë kryebashkiakët e gjobitur nga KAS janë njëkohësisht edhe kandidat për të fituar një tjetër mandat në krye të bashkisë në zgjedhjet e 14 majit.

Më poshtë lista e kryebashkiakëve të gjobitur

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;

lerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

/albeu.com/