Karrotreci përplas për vdekje endacakun në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë

Një aksident rrugor pe pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë në afërsi të fshatit Zhamë.

Një mjet tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shoferi i karrotrecit është hoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./albeu.com/