FDA miraton ilaçin që mund të ngadalësojë Alzheimerin

Një ilaç i ri i Alzheimerit që ngadalëson sëmundjen e trurit u miratua të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA).

Ilaçi është Leqembi (Lecanemab do të shitet me emrin Leqembi), i cili është zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Biogen dhe Eisai dhe është ilaçi i parë që është treguar bindshëm se ngadalëson humbjen e kujtesës dhe të menduarit, simptomat e Alzheimerit. FDA e miratoi atë posaçërisht për pacientët me sëmundje të lehta ose të hershme.

Disa ekspertë besojnë se ilaçi, i cili jepet në mënyrë intravenoze çdo 2 javë, është një ndryshim i lojës në trajtimin e Alzheimerit, edhe pse nuk ka shumë opsione në dispozicion për të ngadalësuar sëmundjen gjithsesi.

Megjithatë, disa shkencëtarë të tjerë vënë në dyshim efektivitetin e ilaçit dhe u ngritën shqetësime për sigurinë e tij pasi tre pacientë vdiqën në provat klinike. /albeu.com


Shtuar 6.01.2023 23:54