Kiara Tito përballet me të papriturën, kërkon ndihmën e ndjekësve: Do ju lutesha…

Kiara Tito ka reaguar së fundmi ndaj një faqeje që i është hapur në Facebook në emër të saj. Kjo llogari numëron mijëra ndjekës, ndërsa moderatorja u ka kërkuar fansave të saj ta ndihmojnë që ta mbyllë pasi nuk është e saj.

“Më keni pyetur në lidhje me këtë faqen në Facebook, nuk jam unë dhe do të ju lutesha mos përdorni ‘account fake’ duke pretenduar si faqe zyrtare dhe sikur janë në menaxhimin tim. Ju lutem report”, u shpreh ajo.

“Facebook-un nuk e përdor fare”, vazhdoi tutje Tito.