“Duhet të jemi gati”, kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s paralajmëron: Rusia është rrezik për Perëndimin

NATO po përgatitet për veprime të reja agresive të Moskës kundër Kievit, duke hartuar plane ushtarake dhe në të njëjtën kohë Aleanca po jep alarmin për përshkallëzimin e klimës nga Kremlini kundër Perëndimit me frikën e përdorimit të armëve bërthamore ende pezente.

Duke folur për gazetarët, kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, theksoi se megjithëse shumica e forcave ushtarake ruse po luftojnë në Ukrainë, ai beson se Kremlini është një kërcënim edhe për pjesën tjetër të botës.

“Ne jemi të bindur se rusët do të rifitojnë forcën e tyre, kështu që ne po hartojmë plane të bazuara në regjimin rus përpara pushtimit të Ukrainës”, shtoi ai.

“Rusia do të mësojë mësimin e saj dhe NATO do ta shohë akoma Moskën si një kërcënim serioz. Kjo përfshin zonat detare dhe ajrore, ku forcat ruse kanë zhvilluar aktivitete të rëndësishme, si dhe ato bërthamore”, shtoi ai.

“Ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për të goditur kundër, siç ka treguar historia”, tha Bauer.

Javën e ardhshme, të martën dhe të mërkurën, liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Vilnius të Lituanisë, ku do të diskutojnë për forcimin e forcave të tyre kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.

“Ne duhet të jemi në një pozicion gatishmërie”, vuri në dukje Bauer, që do të thotë se forcat e NATO-s do të thirren për të dërguar edhe më shumë pajisje ushtarake në Ukrainë.


Shtuar 3.07.2023 17:22