Luiza Gega uron Veliajn: Ti ke çelësin e suksesit, dashurinë dhe vullnetin për punën

Kampionia e Europës në Atletikë Luiza Gega i është bashkuar listës së gjatë të sportistëve dhe artistëve që i urojnë fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Në një videomesazh, Gega thotë se Veliaj ka dashurinë dhe vullnetin për punën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


“Përshëndetje Erion! Unë e di mirë sesi ndihesh deri diku, si para një gare dhe unë e di mirë sesi janë garat. Unë e di që ti ke çelësin e suksesit, dashurinë për punën, vullnetin për punën dhe kjo është e dukshme. Suksese! Ashtu siç më uron edhe ti mua, të uroj edhe unë ty fitoren”, thotë Luiza Gega.


Shtuar 9.05.2023 10:16