Zbardhen tre vjedhje me dhunë në Durrës, një i arrestuar

Policia e Durrësir ka zbardhur 3 raste të vjedhjes me dhunë të sendeve personale dhe si rezultat ka vëbë në pranga një nga autorët.
Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, u kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë.
Zbardhen 3 raste të vjedhjes me dhunë të sendeve personale, vihet në pranga njëri nga autorët, identifikohet dhe shpallet në kërkim tjetri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë, falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e sendeve personale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– P. C., 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular.
Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 6.05.2023 11:41