Persona të maskuar grabisin karburantin në Kosovë

Disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një karburant në rrugën Ferizaj-Kaçanik, Kosovë.

Siç raportojnë medit vendase hajdutët kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve 600 euro. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani ka thënë se nuk ka të lënduar nga grabitja e armatosur.

“Ka ndodhur grabitja, vlera është rreth 600 euro”, ka thënë Shabani për mediat.

Ndërkohë policia në Kosovë po punin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./Albeu.com/