Balina Bodinaku apo Zhaklin Lekatari? Arbër Hajdari nuk e mendon dy herë, zgjedh të preferuarën

Arbër Hajdari ka bërë një zgjedhje midis Balina Bodinakut dhe Zhaklin Lekatarit, të cilat kanë qenë bashkëopinioniste me të në “BBV”.

I ftuar në “S’e luan topi” ai është pyetur se me cilën nga opinionistet që ka patur në krahë ka shkuar më mirë përgjatë dy edicioneve të “BBV”.

Arbri tha se me Zhakun ka pasur raporte me të mira. Ata si duket e kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe jashtë kamerave.

“Zgjedh Zhakun…kam kaluar më mirë me Zakun, e kam pritur, kemi kaluar shumë orë edhe jashtë studios duke diskutuar për gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë, por mendoj se me Zhakun ia kam kaluar më mire,”-përfundoi ai.