“Fansat e Luizit gati për helikopter”, ish-konkurrenti i BBV: Aq njerëz sa mblodhi ai s’i ka mbledhur as Basha

Ish-konkurrenti i Big Brother, Meridian Ramçaj së fundmi ka zbuluar një surprizë të madhe që fansat po përgatisin për Luizin.

Krahas droneve të shumta të dërguara në shtëpi, Meridiani tregoi se janë mbledhur 10 parashutistë dhe janë shprehur të gatshëm të paguajnë një helikopter.

Sipas tij, Luizi ka mbledhur më shumë fansa krahasuar me mbështësit e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Kam kërkesa edhe për helikopter, por nuk është dhënë akoma leja nga Top-Channel për të fluturuar. Janë mbledhur njerëz që janë gati të fluturojnë, mbi 10 parashutistë dhe janë gati për helikopter. Kam edhe mesazhet. Kaq njerëz që mblodhi Luizi nuk ka mbledhur as Basha”- tha ai./Albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 21:33