“E kam pirë dashurinë tënde, më ka dehur trup e mendje”, Luizi i dedikon këngë, Kiara nuk mban dot lotët (VIDEO)

Luizi së bashku me artistin e mirënjohur Altin Shira kanë kënduar në “dasmën” e këngëtarit Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother.

Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro.

Madje ata shkëmbyen dhe puthjen e shumëpritur.


Por teksa këngëtari ishte duke kënduar, moderatorja nuk ka mbajtur dot lotët.

“E kam pirë dashurinë tëndë, më ka dehur trup e mendje”, janë disa nga vargjet që kanë emocionuar Kiarën./Albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 21:27