Vendimi i Apelit për PD-në, Berisha: Ramën e ka kapur tmerri, do të “ringjallë” Bashën me vulën

Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë një ditë pasi Gjykata dha vendimin për drejtimin e Partisë Demokratike dhe opozita protestoi para Kryeministrisë.

Berisha tha se ky moment është dëshmi e tmerrit që ka kryeministri Edi Rama, pasi sheh se demokratët janë të pamposhtur.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e partisë. Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën, mafian shqiptare të tij, por edhe segmentet e mafias ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një pengpolitik në krye të saj, që e akuzonin publikisht e ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh. Opozita të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ku. Këto skenarë që nisën për çelviskosjen e pushtetit të Ramës. Skenari vijoi me proceset të cilat Basha u fut në thes dhe tani Rama mendon se pasi dështoi me bravën do ta ringjallë Bashën me vulën”, tha Berisha. /albeu.com

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 4.03.2023 12:37