Zjarri në lokalin e Noizyt, vjen reagimi i policisë

Mbrëmjen e djeshme ka rënë zjarr në lokalin ZINS të Noizyt në Durrës. Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ku sqaron se dëmet kanë qenë materiale, ndërsa po hetohet për shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 11.06.2023 09:53