Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

“Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani për Express.


Shtuar 6.05.2023 09:50