Skandali në Kosovë, pezullohet nga puna mësuesi që puthi nxënësen në buzë

Është pezulluar nga puna për gjashtë muaj mësuesi me inicialet Valentin Selmanasj i cili puthi në buzë nxënësen e mitur në një shkollë në Deçan në Kosovë.

Lajmin për pezullimin është konfirmuar nga drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe do të kalojë në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se mësimdhënësi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Si dhe ndaj tij, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.