Po lahej në det, mbytet i moshuari në Vlorë

Një 80-vjeçar është mbytur këtë të hënë në det, teksa po lahej.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur në në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Njoftimi policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/


Shtuar 26.06.2023 09:06