ZYRTARE/ Policia zbardh detaje nga tritoli në Gjirokastër
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i tritolit në banesën e Fadil TolësGjirokastër.

Sipas raportimeve, dyshohet se djemtë e Fadil Tolës janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe u sulmuan për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Mësohet se ata janë kontigjent i njohur për policinë, pasi rezultojnë persona me precedent penal në trafikimin e narkotikëve.

Shpërthimibanesën e familjes Tola ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme. Fillimisht u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se një sasi tritoli shpërtheu. Nga shpërthimi nuk pati të plagosur por dëme të konsiderueshme materiale.


Njoftimi i Policisë

Gjirokastër.

Informacion paraprak.

Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 20/11/2019, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori