Zhvatën miliona për jetë luksi, 9 gratë mashtruese më të mëdha shqiptare (FOTO LAJM)

Maksude Kadena

Në fillim të viteve ’90, saktësisht më 1993, Maksude Kadena tërhoqi rreth vetes një numër të madh shqiptarësh, të cilët dëshironin të vendosnin paratë e tyre në një skemë piramidale, me shpresën për të marrë më shumë. Maksudja, e njohur edhe si Sudja, një grua e komunitetit rom, tërhoqi shumë klientë duke përdorur një sferë në dukje prej kristali si një orakull duke pretenduar se parashikonte fitimet e investitorëve të huaj.

Sudja, që më parë kishte punuar si rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrikë këpucësh, ia doli t’i bindte klientët e saj. Sipas dokumenteve të siguruara nga Shqiptarja.com në 2018-n, rezultoi se pasuria e subjektit “Sude” përmblidhej në vetëm 5.531.606, ndërkohë që detyrimet ndaj personave të tretë shkonin më shumë se 39.2 miliardë lekë sipas kursit aktual të këmbimit valutor.

Në vitin 1996, Sudja ishte e para firmë piramidale që falimentoi duke shkaktuar efektin domino te të gjitha firmat e tjera, gjë që nxiti konflikte të ashpra civile, që u pasuan më pas me shpërthimin e vitit 1997.

Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.
Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria ka treguar se mund të nxjerrë çudira të denja për tu'u bërë seriale në Netflix.

NWse do të kërkonim një term të duhur shekncor për gratë që mashtrojnë dhe zhvasin para ai është “con artist” (confidence artist) – një term që përdoret për njerëzit që arrijnë të fitojnë besimin e të tjerëve duke i bindur për njëidentitet/ngjarje/shërbim që nuk ekziston, me përfitim zhvatjen e parave.

Por kush janë gratë shqiptare që mashtruan shumë njerëz? Ju i gjeni në galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2019, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori