Bëhet virale në rrjet, momenti kur Qetsori refuzon të përqafojë Oltën (VIDEO)

Rrjetet sociale janë të mbushura këto muaj me fragmente nga “Big Brother VIP”, ku përtej Prime-t ndajnë edhe momente që ndoshta nuk do viheshin re.

Së fundmi është bërë viral një moment nga spektakli i mbrëmjes së djeshme, ku si asnjëherë 3 të nominuarit u ftuan në studion e BBV për tu përcjellë vendimin e të eliminuarit.

Teksa po linin shtëpinë për herë të parë pas 75 ditësh, banorët po përshëndeteshin me konkurrentët e tyre. Por teksa në rradhë Olta po përqafonte Qetsorin, ai ka refuzuar këtë përqafim duke u shprehur: Hë mo se kthehesh ti.

Gjithsesi ky moment nuk është dukur aspak i këndshëm për kamerat./albeu.com/