Stresi, fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova

Publiku i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova ka vendosur që çmimin e madh prej 200 mijë eurosh ta fitojë konkurrenti finalist, Stresi.

Stresi ka arritur t’i mboshtë të katër konkurrentët e tjerë që i kishte në finale, përfshirë Juliana Nurën, Artan Thaçin, Vedat Bajramin si dhe Mbresa Hajrullahun.

Reperi i i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të pesë dhjetorit të vitit që lamë pas.

Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese.


Shtuar 18.03.2023 07:03