Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Xhafaj urgjent shkon në takim te Rama
Pëlqej
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama në kryeministri, pas deklaratave të shefit të qeverisë i cili nuk e lëshoi në atë që e quajti “gojët e ujqërve”, teksa flitej për një shkarkim të mundshëm ose dorëheqje të ministrit Xhafaj.

Takimi vjen pasi Rama tha se ministri Xhafaj nuk ka përgjegjësi morale jo e jo por as politike ne lidhje me akuzat e bera nga PD per vellane e tij Agronin, i cili sot eshte vetedorezuar te autoritetet italiane per te kryer denimin me burg qe eshte dhene ne shtetin fqinj.

Ndërkaq sipas Ramës, Partia Demokratike ka dërguar materialin në shtetet e BE-së si një përpjekje për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama gjithashtu tha ne grupin parlamentar se audiopergjimi i publikuar nga PD ne lidhje me Agron Xhafajn, nuk eshte autentik, nje pergjigje qe ai e kishte marre mbreme ne darke.

Vlen të theksohet se deri tani vetëm shteti ku ka studiuar Lulzim Basha, Holanda është shprehur më hapur kundër hapjes së negociatave edhe pse Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen pa kushte. Shqipëria edhe pse bindi institucionet zyrtare të BE-së duhet të kënaqë edhe deputetët e 28 shteteve të cilët normalisht do të ndjekin interesin e tyre sipas ideologjise ose lidhjeve që kanë.

Shtuar më 16/05/2018, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori