Rama ndan foto nga perlat e Shqipërisë: Liqenet akullnajore të Lenies dhe maja e Valamarës, zona me potencial për zhvillim të turizmit

Kryeministri , Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm foto panoramike nga liqenet akullnarore të Lenies dhe maja e Valamarës.

Teksa ka uruar të gjitha shqiptarët një fundjavë të mbarë, Rama është shprehur se këto dy perla të Shqipërisë janë zona me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit të natyrës.

“MIRËMËNGJES dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajore të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama në Facebook./Albeu.com/ 


Shtuar 7.01.2023 10:23

Tags: