Detaje nga plagosja në Korçë, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë, autori ende në arrati

Mbrëmjen e djeshme, në Korçë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari plagosi me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti në familje.

38-vjeçarja Manjola Myrtollari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Kujtojmë se ka qenë vajza e madhe ajo që kur hyri në banesë konstatoi plagosjen e nënës dhe njoftoi policinë.

Autori i ngjarjes është larguar nga banesa dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas fqinjëve ai kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë.