Vjosa Osmani solidarizohet me të lënduarit në Shqipëri: Në këto momente të vështira, jemi me ju
Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani është solidarizuar me të lënduarit pas tërmeteve të fundit që goditën Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.

Osmani, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se po i ndjek me shqetësim raportimet për gjendjen në Shqipëri.

"Po ndjekë me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë. Jam jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente të vështira, jemi me ju", ka shkruar Osmani.
Shtuar më 22/09/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori