Përfshihet nga flakët baraka në Shkodër, ndërron jetë 55-vjeçari

Një zjarr masiv ka rënë te disa barake përtej urës së Bunës në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Për shkak të flakëve, ka ndërruar jetë një person 55-vjeç, ndërkohë që nga zjarri janë përfshirë disa barake.

Bashkëshortja e 55- vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital.

Banorët e komunitetit rom në Shkodër pretendojnë se ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë.

“Është djeg shtëpia. Burri ka mbetur brenda. Kemi dy orë që marrim zjarrfikësen dhe nuk kanë ardhur. Bashkëshortja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Ata kanë qenë në momentin e zjarrit në shtëpi”, thanë banorët.

Një banor tjetër tha se ambulanca është vonuar për mbi një orë.

“Kanë ardhur shumë vonë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen gjashtë herë. Pas 1.5 orë kanë ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca, Policia ka ardhur shpejt”, tha banori.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit./Albeu.com/

 


Shtuar 14.02.2023 23:13