Video e pronarit të lokalit me turistët spanjoll u bë virale, reagon kryebashkiaku i Himarës
Në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë në Porto Palermo, ku u konfliktuan 5 turistët spanjollë me pronarin e restorantit ‘’Panorma’’ Mihal Kokëdhima, u shpreh dhe kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

Për ‘’BIRN’’, Goro deklaroi se turistët kishin porositur sasi ushqimi për 7 veta, por më pas kanë ndërruar mendje duke parë që sasia e peshkut ishte e madhe dhe pranuan të porosnin për 5 veta. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kokëdhimës, që ka shkuar në tavolinë dhe i ka kërcënuar. Më pas sherri degjeneroi në rrahje, ku pronari u hodh mbi makinë dhe goditi xhamin e furgonit duke qëndruar mbi kofanon e automjetit për 3 km rrugë nga Porto Palermo deri në Qeparo. Video-ja e regjistruar nga njëri prej turistëve spanjollë skandalizoi mbarë opinionin publik.

Nga ana tjetër, turistët pretendojnë se u është shërbyer sasi e tepër peshku dhe çmimet e restorantit ishin të shtrenjta, prandaj refuzuan të paguanin për pjesën e tepërt.

Në seancën e sotme gjyqësore, i arrestuari Mihal Kokëdhima këmbënguli që turistët donin ta shtypnin me furgon dhe se ai nuk i ka dhunuar.
Shtuar më 18/08/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori