Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Ky objektiv është i panegociueshëm

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat.

Berisha u shpreh se pa largimin e tij nuk mund të ketë asnjë zhvillim dhe e quajti një objektiv të panegociueshëm.

“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.

Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit”, tha Berisha.

, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 18:44