Ultimatum i opozitës: Protestat do vazhdojnë, kërkesë kryebashkiakëve të djathtë
Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe krerëve të bashkive të djathta.

Mësohet se në fokus të tryezës së bisedimeve të mbledhjes në selinë blu ka qenë vijueshmëria e aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Burime nga PD-ja shprehen se kjo mbledhje kishte karakter konsultativ dhe vjen në vazhdën e takimeve të kryedemokratit në disa prej rretheve të vendit. Ndërkohë, të premten pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe e ish-grupit parlamentar.

Gjithashtu, kryebashkiakët e djathtë këmbëngulin për të mos dalë nga zyrat, edhe nëse të zgjedhurit e 30 qershorit kanë në dorë mandatet e gjykatave.

Sakaq, bëhet me dije se opozita do të vijojë me zhvillimin e protestave kombëtare, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kushte standarte që prej djegies së mandatave, që u është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Shtuar më 11/07/2019, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori