Sot bëhen 5-vjet që pas ndarjes nga jeta të Dorianës, bashkëshortes së portierit të Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha.
Pas akuzave të familjarëve, mjekët përgjegjës u dënua me
vetëm 400 mijë lekë gjobë.
Në vitin 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkëshortja e Alban Hoxhës,
Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet.
Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar sot shoqja e ngushtë e Dorianës në Fakultetin Juridik, Marinela Ziu.
“Sot, në 5 vjetorin e humbjes
tënde, Drejtësia, ajo për të cilën ne studionim e diskutonim pafund, e që na lidhi më shumë bashkë, dënoi ata që të morën jetën për një hollues gjaku, në ditën
tënde më të bukur, si nënë për herë të parë, me 400 mijë lekë…
"Ky sistem drejtësie, dhe jo
vetëm, nuk është ajo që ne ëndërronim, po unë besoj fort në Zot, dhe Ai, ligësinë dhe arrogancën, nuk e dënon me 400 mijë lekë…"
"Zoti të pastë afër Dor!”, shkroi Ziu në postimin e saj.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 19:19