U kontrolluan në Bari, 340 pasagjerë zbarkojnë nga Italia në Durrës
Dy tragete me 340 pasagjerë kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Frika ishte që prej mbrëmjes së djeshme e pranishme pas përhapjes së lajmit se tragetet ndodheshin në det dhe po vinin në Durrës edhe pse Italia ishte shpallur zonë e kuqe e gjitha.

Abcneës raporton se të gjithë pasagjerëve iu është bërë kontroll për simptoma të ndryshme nga koronavirusi.

Atyre iu janë marrë të dhënat se nga po udhëtonin dhe ku po shkonin ndërkohë që kanë dorëzuar edhe numrat e telefonit.

Udhëtarët shprehen se janë kontrolluar në Bari dhe Durrës.

“Gjithçka duket normale në jug të Italisë. Na kontrolluan atje për temperaturën dhe këtu po ashtu. Nuk patëm asnjë problem”, shprehet një qytetar.


Shtuar më 10/03/2020, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori