Këlliçi dhe Meta me gratë e njësisë nr.2 në Tiranë: Janë fuqia e ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cilëson gratë si fuqinë e ndryshimit.

Në një takim me gratë dhe nënat e njësisë nr.2 në Tiranë, Meta së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi prezantuan planin për Tiranën.

Meta: Gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e Ndryshimit. Vota e tyre më 14 Maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve në Shqipëri.

Kënaqësi të merrja pjesë dje në takimin me gratë dhe nënat e mrekullueshme të njësisë nr.2 në Tiranë.

Bashkë me ne, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, i cili prezantoi Planin për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja.

I inkurajuar nga energjia dhe vendosmëria e kandidateve tona, këshilltareve të ardhshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilat do të jenë zëri i grave dhe nënave të kryeqytetit.