Turqia lindore në kaos nga tërmeti, ekipet e kërkim-shpëtimit gërmime me duar nën rrënoja në -4 ° Celsius (VIDEO)
urqia po kalon momentet e saj më të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Epiqendra ishte qyteti Elazig, që ndodhet në pjesën lindore të Turqisë.

Teksa raportohet për 4 viktima dhe 84 të plagosur, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren, ku po gërmojnë pranë ndërtesave të shembura.

Turqia po kalon momentet e saj më të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter. Epiqendra ishte qyteti Elazig, që ndodhet në pjesën lindore të Turqisë. Teksa raportohet për 4 viktima dhe 84 të plagosur, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren, ku po gërmojnë pranë ndërtesave të shembura.

Siç raportoi dhe më herët ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, deri më tani flitet për 5 ndërtesa të shembura. Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero.

Puna më e vështirë është ajo e forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët po gërmojnë me duar nën gërmadha, ndërsa temperaturat që shkojnë deri në -4 gradë celsius vështirësojnë punën e tyre.
Shtuar më 24/01/2020, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori