“Lufta” mes fiseve i mori jetën, kush e porositi ekzekutimin e Nikulajt, grup profesionistësh nga Britania e mbajën nën vëzhgim

Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Nga video e pulbikuar në rrjete sociale vihet re që plani për eleminimin e tij kishte nsiur që në 11 prill, pasi një nga personat e përfshirë i cili është më nënshtetësi angleze e ka mbajtur Nikulajn nën monitorim.

Ndërkohë që ekzekutimi i tij është bërë në 19 Prill. Pas ekzekutimit të Nikulajt anglezi që ishte në rolin e spiunit, dhe portugezi që kreu ekzekutimin janë zuluar nga një makinë “Passat”, të cilën e ka përdorur anglezi dhe portugezi që ka bërë vrasjen.

Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Atë po e hetojmë si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-ës.

Policia ka shpallur në kërkim Edmond Haxhia, Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasesi) dhe 4 shtetasi britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

 


Shtuar 26.04.2023 19:24