“Breshëri” tërmetesh në ishullin grek

Lëkundje sizmike kanë zgjuar banorët e Kretës këtë mëngjes.

Ishulli grek është goditur nga tre tërmete këtë të hënë, me të fundin që është regjistruar rreth orës 09:11 (me orën lokale).

Tërmeti kishte një magnitudë 4.1 Rihter. Sipas Institutit  të Gjeodinamikës, dridhja sizmike kishte një thellësi fokale 14.4 kilometra.

Ndërkohë dy tërmetet e mëparshme  kishin magnitudë 3.8 Rihter dhe 2.7 Rihter. Sakaq deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale./albeu.com/