Meta: Në 14 maj i japim fund arrogancës rilindase

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, paralajmëron se 14 maji do të jetë fundi i arrogancës së Rilindjes.

Sipas tij në 14 maj shqipëria do të përjetojë ndryshimin, dhe së këshillat monistë do të marrin fund.

Postimi i Metës:

Për Partinë e Lirisë është shumë e rëndësishme të dëgjohet zëri i pedagogëve, mësuesve, studentëve dhe të rinjve në vendimmarrje.

Ne besojmë se pas 14 Majit, Këshillat Bashkiakë të intelektualëve dhe të rinjve do të inkurajojnë mirëqeverisjen dhe zhvillimin, ndryshe nga arroganca dhe makutëria që prodhuan këshillat monistë të “Rilindjes”.

/AlbEu.com/


Shtuar 5.03.2023 17:21