Tërmeti i dobësoi, shemben me tritol godinat në UBT
Edhe shkollat dhe universitetet janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit duke u bërë të pasigurta në disa godina.

Kështu edhe dy godina në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të shemben sot me tritol. Ekspertët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit aktualisht po punojnë për vendosjen e sasisë së lëndës plasëse.

Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimet për shembjen e godinave në Universitetin Bujqësor të Kamzës, të cilat për shkak të amortizimit dhe tërmetit janë kthyer në një rrezik për jetën e familjeve dhe studentëve që strehohen to.

Bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe 2 konvikte ku qendronin studentë.

Veliaj nënvizoi se familjet do të marrin bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës për 1 vit.

Ndërkohë, për dy konviktet studentore ai bëri të ditur do të bëhet rimbursimi plotë, duke qenë se as ato nuk ofrojnë garanci dhe siguri në godinat ekzistuese.“Për dy konviktet studentore kam dhënë porosi që të bëhet i plotë rimbursimi, duke qenë se nuk ofrojmë këtë garanci dhe këtë siguri në godinat ekzistuese”, deklaroi Veliaj.
Shtuar më 13/12/2019, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori