TERMETET/ Ngrihen 6 pika ndihme për banorët në nevojë
Shtabi i Emergjencave i ngritur nga Prefektuera e Tiranës pas tërmeteve që kanë trunditur Shqipërinë pasditën e sotme, ka ngritur 6 pikaambientehapura, kryesisht ndaj banorëve që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Këto gjashtë pika janë vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe do të shërbejnë për të pritur qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe rrezikojnë të qëndrojnë brenda tyre.

Ndërkohë bëhet me dije se pranë njerëzve që do të strehohen në këto pika, do të ketë edhe prezencë të strukturave të shtabitemergjencave.

Njoftimi:

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur ne Prefekturen e Tiranes, eshte vendosur ngritja e 6 pikave te emergjencave ne ambiente te hapura, kryesisht per ata banore qe mund te kene nevoje per ndihme.

Pikat e Emergjencave do te jene ne:

1- Rr. “3 Deshmoret”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thate;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha ne Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muco”,

Kombinat.

Sherbimet e strukturave te shtabit do te jene prezente ne keto pika.
Shtuar më 21/09/2019, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori