Tërheqja e policisë, regjisori Bodina bën paralajmërimin e fortë
Regjisori Edmond Budina, pas tërheqjes së policisë dhe FNSH nga Teatri, u shpreh se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe të rikonstruktohet teatri, e jo të shembet. Ai ka falenderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

Budina tha:

"Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 netë që po e gdhijmë këtu. Ju falenderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa sa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi".
Shtuar më 24/07/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori