Sulmi me armë zjarri në Londër, një prej viktimave ishte shqiptar

Një nga viktimat e sulmit me armë zjarri në lindje të Londrës, ishte shqiptar. Kështu dëshmojnë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat.

Fqinjët kanë treguar për ‘The Mirror’ se fillimisht ngatërruan zhurmën e armëve me fishekzjarre, duke qënë se pranë ishte duke u mbajtur festivali Hindu Diëali.

Sulmi dyshohet se ka nisur mes bandave të zonës.

Policia u njoftua për të shtënat në Henley Road në Ilford pak pas mesnatës. Oficerët gjetën tre meshkuj, të gjithë të cilët kishin pësuar lëndime me armë zjarri. Një nga viktimat, i cili ishte rreth të 20-ave, u shpall i vdekur në vendngjarje. Një tjetër nga ata vdiq pak kohë më pas.

Sohiab Ahmad, 29 vjeç, i cili ka jetuar në atë rrugë tha: Shoku im tha se dy makina ishin në vendngjarje dhe qëlluan në tre persona. Por unë nuk di shumë më tepër se kaq. Ai tha se ishte një shqiptar, një i zi dhe një aziatik që u qëlluan.

Alex Raducu, 33 vjeç, i cili jeton në zonë për pesë vjet dhe punon si korrier tha se mendonte se të shtënat ishin fishekzjarre.

“Mendova se ishte thjesht fishekzjarre…Ishte çmenduri, pastaj dëgjova një helikopter që fluturonte mbi mua.’- tha ai.