Kapen 11 kg heroinë në Durrës, ndalohet 1 person
Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të kontrabandimit të lëndëve narkotike

Policia ka ndaluar shtetasin A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, i cili është dhe drejtuesi i mjetit.

Janë ndaluar në portin e Durrësit 11 kg lëndë e fortë, e dyshuar heroinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S. shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe ndaloi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike.



Shtuar më 17/09/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori