"Telekom Albania" dërgon në Greqi 400 milion euro të fituara në Shqipëri
Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend ka vendosur që të shpërndajë më në fund dividentin tek aksionerët e tij grekë të Cosmote Mobile Telecommunication.

Bëhet fjalë për 50 miliard lekë ose 400 milion euro, të cilat u janë dërguar aksionerëve pas vendimit të datës 22 prill të Këshillit të Mbikëqyrjes të Shoqërisë.

Kompania nuk kishte shpërndarë dividentin për vite me radhe duke pritur lehtësira në sistemin fiskal të vendit me qëllim uljen e tatimit që duhej paguar, por tashmë është e detyruar të shpërndajë pasi do të bëhet kalimi në pronësinë e re. Kompania kalon nga grekët e Cosmote tek bullgaro-shqiptarët e Albania Telecom Invest AD.

Sipas procesverbalit të mbledhjes, Dimitrios Paschos, përfaqësues i Cosmote Mobile Telecommunication ka deklaruar se shoqëria ka një fitim të grumbulluar të pashpërndarë në formën e rezervave, nga vitet 2001 deri në vitin 2010 dhe që tani do tëshpërndahen në formën e dividendit për aksionarët.

Niveli më i lartë i fitimeve të pashpërndara ishte në 2008-2009, prej rreth 19 miliardë lekësh, kohë kur operatori celular ishte në ditët më të mira të tij dhe kishte norma fitimi para taksave prej mbi 50%.

Kompania do të paguajë si tatim mbi dividend 4 miliardë lekë, teksa përfiton nga efekti prapaveprues i nivelit të ri të tatimit mbi dividend prej 8% (që hyri në fuqi në 1 janar, por shtrihet dhe mbi fitimet e pashpërndara të viteve të mëparshme), nga 7.5 miliardë lekë që do të paguante nëse dividendi do të ishte 15%.

Kompania bëri shpërndarejne dividentin pikërisht në momentin kur qeveria shqiptare ndryshpo tatimin mbi dividentin nga 15% në 8 %. Kjo gjë ka sjellë një përgjysmim të detyrimit që kompania duhej t'i paguante në formë tatimi shtetit shqiptar.

Jo më kot kompania nuk shpërndau divident për gati dy dekada duke pritur datën 1 janar të këtij viti kur shteti shqiptar i vënë në shërbim të oligarkëve uli tatimin duke i falur grekëvë të Cosmote dhjetra miliona euro, të cilat duhej të shkonin në rrugë, kopshte, çerdhe, shkolla apo spitale për shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori