Të tronditur nga ngjarja, flasin prindërit e çiftit që u vetëhelmua
Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit të sapomartuar në Librazhd. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhyrë.

Abcneës.al mëson se dy të rinjtë Olsian Hajdari 27 vjeç dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe janë dërguar të helmuar në spital.

Për fat të keq vajza ka ndërruar jetë, ndërsa 27 vjeçari është në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se të rinjtë ishin martuar këtë të dielë, ndërsa janë të paqarta rrethanat e helmimit.

Për këtë ngjarje të rëndë, kanë folur edhe prindërit e tyre.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Prindërit janë shprehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.
Shtuar më 13/12/2019, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori