Avokatja tregon se pas sa vitesh martesë ndahen çiftet: Tradhtia nuk është arsye…

Avokatja, Eranda Gjonaj, foli sot rreth divorceve mes çifteve në Shqipëri. Teksa përshkroi realitetin shqiptar, avokatja tha për në një emision në Euronews Albania se çiftet po divorcohen pasi kanë kaluar 10 vite martesë.

Avokatja tha se gratë janë ato që po i drejtohen më shumë Gjykatës për të dhënë divorcin. Sipas saj një nga arsyet se përse gratë duan divorc është se duan karrierë.

“30-35 është mosha që ,më shumë i drejtohen gjykatës për divorcin. Pasi kanë kaluar 10 vite çiftet e i drejtohen gjykatës. Dëshira për karrierë është rritur nga ana e grave. Kanë zgjuar dëshirën e tyre për të pasur karrierë”, tha ajo./albeu.com/