Krimi i dyfishtë brenda familjes në Tiranë, detajet: Kush janë viktimat, burri i 37-vjeçares nuk ndodhej në banesë

Një vrasje e dyfishtë tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm. Roland Sinani, 43 vjeç vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ndodhir rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë. Sipas burimeve Roland Sinani ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Migena Sinani nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga artma e zjarrit pistoletë.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/