Interi kalon pa probleme Leçen, Mkhitaryan dhe Lutaro i japin fioren zikaltërve

Inter është rikthyer te fitoret në kampionat. Zikaltërit mundën 2-0 në shtëpi Leçen, duke shkuar kështu në kuotën e 50 pikëve, 15 më pak se Napoli kryesues.

Kordinimi perfekt i Mkhitaryan solli golin pas gjysmë ore lojë. Më pas, vulën përfundimisht këtij suksesi ia vendosi Lautaro, me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Leçe nuk bëri asgjë në këtë takim, teksa mendoi vetëm për t’u mbrojtur.

Ndeshja e radhës për ekipin e Inzaghit është ajo ndaj Spezias në transfertë. Sakaq, Leçe pret Torinon në shtëpi.


Shtuar 5.03.2023 19:53