66-vjeçari i dehur ngeli i pakënaqur nga shërbimi në Fast-Food në Lushnje, plagos punonjësin

Një 66-vjeçar është vënë në prangat në Lushnje, pasi ka goditur me thikë kamarierin e një fast food-i.

Shtetasi A.C mësohet se nuk ka mbetur i kënaqur nga shërbimi dhe ka qenë nën efektin e alkoolit.

Shtetasi 22-vjeçar ndodhet në spitalin e Lushnjës dhe po merr mjekim.

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com