Studentë, pedagogë e qytetarë para Gjykatës, shtyhet vendimi për Kopshtin Botanik
Ditën e sotme pedagogë, student, qytetarë dhe përfaqësues të politikës kan zhvilluar një protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për anulimin e një VKM-je për ndryshimin e pronësisë për 15 ha të Kopshtit Botanik në Tiranë.

Ndërkohë që protestuesit prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës, kjo e fundit e ka shtyrë vendimin

“Kopshti Botanik nuk është vend rekreativ, por qëndër kërkimore shkencore”, theksoi Spiro Dushku, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, para mediave, duke rrëzuar pretendimet e bashkisë së Tiranës.

Janë pedagogët e Fakultetit të Shencave të Natyrës, të mbështetur nga të rinjtë, që kanë ngritur padinë dhe që prej orës 11:00 janë mbledhur përpara Gjykatës.

Dushku theksoi se destinacioni i Kopshtit Botanik si “vend rekreativ” është gjëja e fundit që mund të mendohet, sepse ai është qendër kërkimore shkencore dhe duhet t’i mbetet universitetit.

Dekani Dushku shprehu shqetësimin e tij për shtyrjen e seancës nga Gjykata Administrative Tiranë për në datën 29 tetor, kur po pritej të shqyrtohej padia e ngritur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës kundër Vendimit të Qeverisë për t’i kaluar 15 ha nga Kopshti Botanik, Bashkisë së Tiranë.
Shtuar më 09/10/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori